Nënkryetari Tahiri fillon vizatat në institucionet shkollore për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor

Nënkryetari i Mitrovicës, dhe njëkohësisht kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka filluar vizitat nëpër institucionet arsimore për të parë përgatitjet për vitin e ri shkollor nga afër, shkruan Mitropol.
Ai gjithashtu ka ndarë disa fotografi me ndjekësit e tij, ku shihet duke bashkëbiseduar me drejtorë e mësimdhënës të shkollave të ndryshme gjatë vizitave të tij.
Tahiri poashtu ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë stafin arsimor, dhe ka theksuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të mirëpritur të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor 2025/2026.
Postimi i plotë:
Kam filluar vizitat në institucionet arsimore, për të parë përgatitjet për vitin e ri shkollor.
Stafi arsimor më konfirmuan se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për t’i pritur nxënësit, për çka i falenderoj!







