Nënkryetari Tahiri i bashkohet organizimit të “Steetball” në Mitrovicë të Veriut

Nënkryetari i Mitrovicës, dhe njëkohësisht edhr kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ishte i pranishëm gjatë ditës së djeshme në organizimin “Streetball” që u mbajt në Mitrovicë të Veriut, shkruan Mitropol.
Ai është parë duke e shijuar këtë organizim, madje edhe duke luajtur së bashku me shokët e tij nga dikur prej KB “Trepça”.
Tahiri e ka vlerësuar këtë organizim si një ditë të bukur sportive, dhe madje ka ndarë edhe disa fotografi ku shihet duke luajtur së bashku me pjesëmarrësit e tjerë.
Postimi i plotë:
Dje ishte ditë e bukur sportive në sheshin e veriut të Mitrovicës, ku pata mundësinë të jem sërish me top basketbolli në dorë.
Streetball-i gjithmonë është interesant, por këtë e bëri të veçantë përballja me dikur shokët e KB Trepçës dhe veteranët e këtij klubi.







