Nënkryetari Tahiri nderon me mirënjohje sportistin Lorian Musa

Nënkryetari i Mitrovicës, njëkohësisht edhe kandidati për kryetar të komunes nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri ka nderuar me mirënjohje sportistin e karatesë, Lorian Musa, shkruan Mitropol.
Tahiri e ka cilësuar Lorianin si një sportist që ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në sportin e karatesë me ekipin e Zvicrës.
Ai gjithashtu ka publikuar disa fotografi me ndjekësit e tij, ku shihet duke bashkëbiseduar me Lorianin.
Postimi i plotë:
E kam pritur në zyrë sportistin Lorian Musa, për t’i ndarë mirënjohje për afirmimin e vlerave tona në shtetin zviceran.
Loriani ka shënuar arritje të jashtëzakonshme në sportin e karatesë në ekipin kombëtar të Zvicrës, andaj kjo na bën krenarë të gjithë neve.







