Medi
LAJME

Nënkryetari Tahiri nderon policin Enver Zymeri


Nënkryetari Arian Tahiri, njëkosisht edhe kandidati për kryetar të komunës nga radhët e PDK-së ka bërë homazhe në vendin ku është vrarë polici Enver Zymeri, shkruan Mitropol.

Tahiri tha se është obligim i atyre që janë gjallë të kujtojnë dhe nderojnë veprën e Zymerit dhe policëve të tjerë të vrarë në detyrë.

Ai e ka ndarë këtë moment përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Në nderim të heroit Enver Zymberi.

Sot përkujtojmë njërin nga më të guximshmit e kohës sonë.
Enver Zymberi ra për atdhe në mbrojtje të rendit dhe të sovranitetit të vendit, atje ku ishte më e rrezikshme, por edhe më e domosdoshme, në veri.

E kam vizituar vendin ku ai ra, me nderim të thellë dhe me respekt të pafund për të dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për këtë vend.

Ne që jemi gjallë, e kemi një borxh të madh: të kujtojmë, të nderojmë dhe të vazhdojmë rrugën e tyre me përkushtim, guxim dhe përgjegjësi.

Lavdi përjetë Enver Zymberit.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Koha