02SPORT

Nënkryetari Tahiri pret kryetarin e KH “Trepça” në zyrë pas fitores mbrëmë

Nënkryetari i Mitrovicës, Arian Tahiri ka pritur në zyren e tij sot kryetarin e KH “Trepça”, Bujar Istrefin i njohur si Skilli, shkruan “Mitropol”.

Në këtë takim ai ka përgëzuar Istrefin për suksesin, e ai në zyrë e dërgoi edhe kupën, dhuratën që KH Trepça ia dha Mitrovicës mbrëmë.

Aurora Group

Postimi i plotë:

Sot e ftova Bujar Istrefin për kafe të mëngjesit për ta përgëzuar për suksesin, e ai në zyrë e solli edhe dhuratën që KH Trepça ia dha Mitrovicës mbrëmë.

KH Trepça na tregoi që me punë e përkushtim, suksesi nuk mungon asnjëherë.

Dua ta përgëzoj kryetarin e klubit, Bujar Istrefin që të gjithë e njohim si Skilli, për angazhimin e pashoq që Hendbolli të kthehet në krenari për gjithë qytetin.

Weelnes