Nënkryetari Tahiri vazhdon vizitat nëpër institucionet shkollore për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, dhe njëkohësisht edhe kandidati për kryetar për këtë komunë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vizitat e tij nëpër institucionet shkollore për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor 2025/2026, shkruan Mitropol.
Tahiri theksoi se të gjithë mësimdhënësit kanë konfirmuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pritjen e nxënësve.
Ai gjithashtu shtoi se si Komunë kanë bërë investime të rëndësishme pothuajse nëpër të gjitha shkollat e Mitrovicës.
Postimi i plotë:
Edhe sot kam vazhduar vizitat në institucionet arsimore për të parë nga afër përgatitjet për vitin e ri shkollor dhe punimet që kemi realizuar në shkolla.
Mësimdhënësit dhe menaxhmentet e shkollave më konfirmuan se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur nxënësit.
Jam i lumtur që pothuajse në të gjitha shkollat kemi bërë investime të rëndësishme, sepse arsimi ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë prioriteti ynë!







