Aquapark 1
02LAJME

“Nëse s’e kthen borxhin, e din çka t’pret”/ Mitrovicasi kërcënon fqinjin që ia ka borxh 50 euro, e kap për fyti dhe ia tregon armën

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Gushavc të komunës së Mitrovicës, ku një person ka kërcënuar fqinjin e tij të cilit ia kishte huazuar një shumë të parave në vlerë të 50 eurove.

Active 1
Sinjali mëson se i dyshuari i kishte dalë në pritë 50-vjeçarit, të cilin e ka kapur për fyti e ia ka shqyer bluzën që e kishte të veshur e më pas ia kishte treguar edhe armën që po bartte në brez.

I dyshuari i ishte drejtuar fqinjit të tij duke i dhënë ultimatum që t’ia kthejë borxhin deri më datën 1 të muajit gusht me fjalët se “nëse nuk e kthen borxhin deri më 1 gusht, e din çka të pret”.

Premium Store