
Dita e nesërme shënon ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, sipas kalendarit hixhri të besimit Islam, shkruan Mitropol.
Pararendëse e kësaj dite është nata e sontme, në bazë të së cilës fillon të llogaritet koha e hyrjes në këtë muaj.
Gjatë natës së sontme besimtarët myslimanë anë e mbanë botës kryejnë faljen e namazit të parë të teravive i cili përcillet edhe me syfyrin e parë pas mesnatës.
Agjerimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat kryesore të besimit islam./Mitropol/








