Nesër nis edicioni i 15-të i Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrix Fest” në Mitrovicë

Ky festival tashmë është bërë një traditë e çmuar kulturore, duke sjellë në skenën e Teatrit “Muharrem Qena” shfaqje të shumta komedie nga trupa teatrore vendore dhe rajoni.
Nga data 15 deri më 19 Shtator 2025, publiku do të ketë mundësi të shijojë një program të pasur e të larmishëm, me shfaqje që sjellin humorin, artin dhe mesazhe të fuqishme sociale, duke e kthyer qytetin në një qendër të gjallë të kulturës.
Festivali hapet nesër, më 15 Shtator, ora 20:00, me një ceremoni solemne dhe një shfaqje madhështore, të shoqëruar me tepihun e kuq.
“Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë artistike që tashmë ka fituar zemrat e publikut në Mitrovicë dhe më gjerë.
Te gjitha shfaqjet janë falas per publikun.”, thuhet në njoftim./Mitropol/








