Netanyahu reagon pas sulmit amerikan ndaj Iranit: Urime President Trump

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar sot pas sulmit të SHBA-ve ndaj tri qendrave bërthamore në Iran, duke e ngritur lartë vendin amerikan dhe presidentin Trump, shkruan Mitropol.
Netanyahu, në një prononcim, sipas Reuters, tha se me këtë operacion, Trump do të hyjë në histori.
“Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të shënjestruar objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e jashtëzakonshme dhe të drejtë të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë… Historia do të shënojë se Presidenti Trump veproi për të mohuar regjimin më të rrezikshëm në botë armët më të rrezikshme në botë.”, tha ai.
SHBa sulmoi të shtunën tri lokacione bërthamore në Iran, konkretisht në Fordo, Natanz dhe Isfahan. Trump paralajmëroi se nëse nuk ka paqe, do të sulmohen edhe objektiva të tjerë./Mitropol/








