
Drejtori i Inspektoratit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nxënësit nga fshati Kçiq transportin do ta kenë pa pagesë, shkruan Mitropol.
Nga ky vendim i komunës së Mitrovicës do të përfitojnë nxënësit që janë nga klasa 1 deri në klasën 5.
Postimi i drejtorit:
Një lajm i mirë për kçiqasit
Transport pa pagesë për nxënësit kçiqas!
Jam shumë i lumtur që nga 8 Prilli, krahas lagjeve të qytetit dhe lokaliteteve përreth, Komuna e Mitrovices për herë të parë do të filloj me financimin e transportit për nxënësit kçiqas nga klasa 1-5 për lagjet e largëta nga shkolla brenda fshatit Kçiq i Madh! Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe si për nxënësit ashtu edhe për prindërit e tyre. Me këtë rast shfrytëzoj rastin të falënderoj Qeverisjen komunale, kryetarin Hamza, nënkryetarin Tahiri, kryetari e KF Fatmir Salihu, dhe drejtoreshën E SHFMU ”Bislim Imeri” Ardita Brahimi për angazhimin e tyre të sinqertë!
Kjo është Qeveria komunale e Bedri Hamzës që kurr dhe në asnjë rast nuk e len qytetarin vetëm!








