
Shpeshherë kemi parë frazën e njohur “Nga babai tek i biri”, dhe kjo po ndodh në familjen Baruti në Mitrovicë.
Rigon Baruti, djali i karatistit të njohur mitrovicas Idriz Baruti, po shkëlqen në përfaqësimin e qytetit në sportin e karatesë, shkruan Mitropol.
Rigoni, po shkon hapave të prindit, kësisoj arriti që të shpallet edhe kampion i turneut mbarëkombëtar të karatesë të zhvilluar në Vlorë, ditë më parë.
Me këto suksese po mburret edhe prindi i Rigonit, Idrizi, i cili e postoi një foto me të birin, me mbishkrimin “Krenar me kampionin tim”.
Sporti i karatesë në Mitrovicë po shkon në drejtim të duhur, krejt kjo edhe falë kontributit që po jep familja Baruti në këtë sport. /Mitropol/








