
Në mesin e viteve ’50, në oborret industriale të Trepçës u dëgjuan për herë të parë zhurmat e lokomotivës DHL 650, një makinë e fuqishme e prodhuar më 1955. Ajo nuk ishte vetëm një mjet transporti – ishte hallka lidhëse mes prodhimit të pasur minerar dhe tregjeve ndërkombëtare.
Me fuqi 478 kW dhe përpjekje tërheqëse 118 kN, kjo lokomotivë bartte tonelata të tëra minerale nga zemra e minierave të Stantërgut, Artanës, Kishnicës, por edhe nga njësitë e tjera industriale të Trepçës në Vushtrri, Pejë, Prizren e më gjerë. Mineralet e nxjerra dhe të përpunuara në kombinatin e Trepçës, përmes hekurudhës, lidheshin me tregjet ndërkombëtare.
🌍 Prej Mitrovicës, plumbi, zinku, argjendi dhe metalet e tjera të çmuara të Trepçës udhëtonin drejt Evropës e më larg, duke e bërë emrin Trepça të njihej si simbol i industrisë minerare dhe metalurgjike të rajonit.
🏭 Sot, kjo lokomotivë e vjetër që ende ruhet, mbetet dëshmi e një epoke të artë të prodhimit, eksportit dhe zhvillimit ekonomik, kur Trepça ishte një nga motorët kryesorë të industrisë së Kosovës dhe Ballkanit.







