
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dita e nesërme qytetarët e Kosovës do të mund ta marrin vaksinën edhe ditëve të diela, shkruan Mitropol.
Një vendim të tillë e ka njoftuar Arben Vitia në konferencën për media të mbajtur me 3 shtator 2021, kur theksoi se nga data 12 shtator qytetarët mund te vaksinohen edhe të dielave.
“Pas shtimit të kapaciteteve në një anë dhe stabilizimit të numrit të vaksinave në dispozicion anën tjetër, duke filluar nga data 12 shtator vaksinimi do të bëhet edhe të dielave“, kishte thënë Vitia.
Sipas njoftimeve nga Qeveria e Kosovës deri më tani në Kosovë janë administruar plotë 1 milionë vaksina. /Mitropol/








