Dukato 2
KOSOVËLAJME

Nga spitali në qeli, Fatmir Shehollin e kthejnë në paraburgim

Fatmir Sheholli, i cili u arrestua nën dyshimin për spiunazh, është kthyer nga spitali në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Kjo u konfirmua për Klankosova nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

Aquapark 2

“Pas disa ekzaminimeve dhe trajtimeve në spitalin e Gjilanit, ai është kthyer në Qendren e Paraburgimit”, deklaroi Gashi.

Sheholli, më 11 tetor kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe ishte hospitalizuar në spitalin e Gjilanit.

Ndaj tij, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Active 1