
Rrezet e diellit dhe ngritja e temperaturave nxorën qytetarët te Liqeni Akumulues në Mitrovicë.
Sipas tyre, për shkak të ajrit të mirë dhe pamjes ky vend duhet vizituar.
Përderisa si te Liqeni Akumulues nuk pati shumë njerëz në Bajgorë. Një qytetar erdhi për të parë nga afër atraksionin më të ri të kësaj ane, Parkun e Erës.
Qytetarët thanë se bukurinë e këtij vendi nuk e ndërrojnë me pjesë të tjera të Kosovës.








