Premium Store
02LAJME

Nis festa në shtëpinë e Ferit Idrizit, e fejon vajzën

 

Kryetari i Vushtrrisë sot ka festë pasi po e fejon vajzën e tij, shkruan Mitropol.

eKiosk

Xheneta Idrizi, e cila ka lindur në kohë të luftës sot po fejohet, e me një postim emocionues për këtë rast atë e ka uruar babai i saj, kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Idrizi urimin për fejesë e vajzës e ka bërë përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Çika ime Xheneta,
Ti linde në kohë lufte, kur unë isha shumë larg teje me luftëtarët e lirisë. Në pamundësi të të shihja, qëndroja me gëzimin dhe shpresën se do të takohemi në liri. Tani ti u rrite dhe unë jam shumë krenar me Ty, me ecjen, edukimin dhe zhvillimin tënd.
Urime fejesën Çika ime, paçi fatin, shëndetin, lumturinë e harmoninë me bashkëudhëtarin tënd të jetës, Etnikun!
Përjetësisht qofshi të lumtur!

Active