
Gjatë ditës së sotme një grup i studentëve ka nisur një peticion kundër Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shkruan Mitropol.
Ky peticion ka nisur si pasojë e një vendimi që MASHTI ka nxjerrë për ndarjen e bursave për studentët që studiojnë në universitetet më prestigjoze në botë.
Mirëpo lista përfundimtare po kundërshtohet nga studentët që nuk u shpallën si përfitues të kësaj burse, këta të fundit ankohen se MASHTI nuk i ka publikuar rezultatet e pikëve të cilat i kanë përcaktuar përfituesit e kësaj burse.
Për ta kundërshtuar vendimin e MASHTI, studentët kanë nisur peticionin online.
“Thirrja për ta nënshkruar këtë peticion ka për qëllim mbledhjen e të gjithë aplikuesve të paknaqur kundrejt rezultateve për bursat për studentët jashtë vendit të ndara nga MASHTI.”, shkruhet në peticionin e hartuar nga studentët.
Shkrimi i plotë:
Thirrja për ta nënshkruar këtë peticion ka për qëllim mbledhjen e të gjithë aplikuesve të paknaqur kundrejt rezultateve për bursat për studentët jashtë vendit të ndara nga MASHTI.
VËMENDJE: Nënshkrimi të bëhet vetëm nga APLIKUESIT, përndryshe është i pavlefshëm.
Nënshkrimi i këtij peticioni do e bëjë të mundur një ankesë grupore, ankesë kjo e cila rritë mundësinë për një shqyrtim serioz nga MASHTI.
Një analizë e thuktë dhe e bazuar në fakte do të publikohet ditëve në vijim. Kjo analizë thekson hollësisht mbarëvajtjen e procesit dhe shkeljet e kryera bazuar në ligjet në fuqi.
Duke i respektuar afatet ligjore dhe kohën që nevojitet për ta përfunduar analizën, kërkojmë nga të gjithë studentët që të bëhen pjesë e peticionit duke e nënshkruar dhe shpërndarë atë deri më së largu të hënën, 24.08.2021.
Linku i peticionit:
https://www.change.org/p/mashti-ankes%C3%AB-grupore-ndaj-vendimit-t%C3%AB-mashti-it-p%C3%ABr-ndarjen-e-bursave-p%C3%ABr-student%C3%AB-jasht%C3%AB-vendit?recruiter=1222353666&utm_source=share_petition&utm_medium=facebook&utm_campaign=share_petition&utm_term=petition_dashboard&recruited_by_id=946f0030-0204-11ec-9abe-fd07a92cc2c8&utm_content=fht-30420323-en-us%3A0







