Dukato 2
02LAJME

Një 17 dhe një 19 vjeçar vdesin në një aksident rrugës për në Mitrovicë

Më herët është raportuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë nga i cili kanë humbur jetën dy të rinjë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë njoftuar se mosha e personave që kanë humbur jetën nga ky vet-aksident është 19 dhe 17 vjeçare.

Pellini

Komunikata e plotë e Policisë:

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Active 1