LAJME

Një burrë në Mitrovicën Veriore sulmohet pas një aksidenti në trafik, i dyshuari në ndikim të alkoolit

Foto Ilustrim

Një burrë në Mitrovicën Veriore ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një person, shkruan Mitropol.

Në raportin e policisë thuhet se pas një mosmarrëveshje si pasojë e një aksidenti trafiku, i dyshuari i cili ishte në ndikim të alkoolit ka sulmuar viktimën.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

“I dyshuari është identifikuar dhe është sjellë në stacion për intervistim, i njëjti ishte në ndikim të alkoolit. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit të dyshuarit rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport.