Active 2
LAJME

Një dekadë nga votimi që i hapi rrugë themelimit të Gjykatës Speciale

Sot shënohen 10 vjet prej miratimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, gjykatë kjo e cila është një ndër institucionet më të kontestuara në historikun e Kosovës, shkruan Mitropol.

Votimi i kësaj gjykate ishte miratuar me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.

London

Gjykata e njëjtë ka ka ngritur aktakuzë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të cilit vazhdojnë të mbahen në qendrën e paraburgimit.

Deri më tani, kjo gjykatë ka shpallur aktgjykime për krime lufte dhe për pengim të drejtësisë. Në nëntor të vitit 2022, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte, ndërsa në mars 2025, ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, është dënuar me 18 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje.

Që nga themelimi i saj, Specialja është kritikuar gjerësisht, dhe është parë si përpjekje për të njollosur luftën çlirimtare të shqiptarëve dhe për të dobësuar peshën politike dhe historike të UÇK-së.

Koha