Medi
02LAJME

Një grua e sëmurë psiqikisht ikë nga Qendra e Shëndetit Mendor në Mitrovicë

Një grua e cila po trajtohej në Qendrën e Shëndetit Mendor është larguar nga kjo qendër në rrethana të panjohura, njofton Mitropol.

Drejtoresha e kësaj qendre ka lajmëruar Policinë e Kosovës dy ditë pasi ka ndodhur rasti.

Medi

“Ankuesja femër kosovare, drejtor në Qendrën e Shëndetit Mendor, ka raportuar se nga kjo Qendër është larguar pacientja-viktima femër kosovare dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e Policisë.

Kjo qendër ndodhet në rrugën “Artim Jashari” dhe ishte hapur në vitin 2015.

Rasti është duke u hetuar./Mitropol/

Premium Store