Premium Store
02LAJME

Një grua goditet nga vetura në Shipol, është dërguar në spital

Foto ilustrim

Dje rreth orës 10:40 në Shipol të Mitrovicës një grua është goditur nga një veturë, njofton “Mitropol”.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Weelnes

“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe këmbësores femër kosovare.”, thonë nga policia.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal.

Sipas mjekëve gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë.

Koha