Një grua raporton se një person i panjohur ia keqpërdori kartelën bankare duke bërë blerje online

Policia e Kosovës (PK) njofton se një grua ka raportuar se një person i panjohur ka bërë blerje të paautorizuar online, duke ia shfrytëzuar kartelën e saj bankare.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq në Mitrovicë, më 16 qershor.
“Ankuesja femër kosovare ka informuar se personi i panjohur ka bërë blerje të paautorizuar online nga kartela e saj e bankës”, thuhet në raport.
Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti, ndërsa rasti në hetime.








