Një grua sulmohet fizikisht në Vushtrri- i dyshuari ende nën kërkim

Young woman is sitting hunched at a table at home, the focus is on a man's fist in the foregound of the image
Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj në Vushtrri, i cili më pas është larguar në drejtim të panjohur, shkruan Mitropol.
Rasti është raportuar në Polici gjatë ditës së djeshme rreth orëve të pasdites.
Dyshohet se i dyshuari është shtetas i Shqipërisë.
Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është ende nën hetime.







