Medi
02KULT'ARTLAJME

Një muaj nga thyerja e zyrave në “Fatime Xhaka”, Komuna dhe DKRS vazhdojnë të heshtin

Kanë kaluar tashmë një muaj kur zyrat e organizatave të ndryshme që veprojnë në “Fatime Xhaka”, janë thyer nga persona të panjohur, shkruan Mitropol.
Përderisa po kalojnë ditët, Komuna e Mitrovicës dhe DKRS tash e një muaj po heshtin në lidhje me këtë problem, pasi, të njëjtit nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret në këtë drejtim.
Personat e panjohur dyshohet se janë të rinj, të cilët shkaktuan dëme materiale në këtë objekt.
Duhet kujtuar se ishin organizatat dhe klubet që veprojnë aty që reaguan karshi këtij veprimi, ndërsa tash e një kohë kjo çështje ka mbetur në heshtje. /Mitropol/
Koha