Nje person bëhet për spital pasi u sulmua në Leposaviq, sulmuesit i gjindet marihuanë

Foto ilustrim
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi që i njejti ka sulmuar fizikisht një burrë, shkruan Mitropol.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport.








