Aurora Group
02LAJME

Një shtëpi goditet nga rrufeja në Vushtrri, zhurma dëgjohet në tërë lagjen (VIDEO)

Foto ilustrim

Një shtëpi është goditur nga rrufeja sot në orët e hershme të mëngjesit në Vushtrri, njofton “Mitropol”.

Shtëpia e goditur gjendet në rrugën “Gjon Buzuku” në afërsi të qendrës së qytetit.

Active

Për fat të mirë, nuk pati pasoja në njerëz nga goditja dhe dëmet ishin vetëm materiale.

Si pasojë e goditjes është ndërprerë edhe rrjeti i internetit në lagje, gjersa banorë të lagjes bëjnë të ditur për “Mitropol” se u doli gjumi nga zhurma e madhe që shkaktoi goditja rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Ndryshe, nga rreshjet e mëdha mbrëmë janë shkaktuar edhe vërshime të shumta në regjion./Mitropol/

Kliko KËTU për të parë VIDEON.

Premium Store