Market Florenti
02SPORT

Një vit nga takimi mes Bedri Hamzës e Agim Ademit, Mitrovicës iu premtuan dy fusha të futbollit e krejt çka mori është gërmadha

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, fiks një vit më parë kishte pritur në takim kryetarin tashmë të arrestuar të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin së bashku me ekipin e tij, shkruan “Mitropol”.

Në këtë takim kishte qenë e pranishme edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vesa Broja.

Tripika

Aty ata patën biseduar për zhvillimin e sportit, me theks të veçantë futbollin, bashkëpunimin institucional dhe projektet e përbashkëta në dobi të masivizimit të sportit.

Nga ky takim ishte bërë e ditur se ditëve në vijim pritej finalizimi i marrëveshjes për financimin e dy projekteve të fushave të futbollit, njëra për ligën rajonale, ndërsa tjetra fushë për nevoja të qytetarëve, por tash kur ka kaluar një vit, krejt çka mori Mitrovica është kjo gërmadhë masive në stadiumin më me nam që kishte dikur Kosova, stadiumin “Adem Jashari”.

Dikur në këtë stadium u mbajt ndeshja e parë mes kombëtares së Kosovës dhe Haitit, por tash, shumë vite më pas, edhe pas shumë kërkesash qytetare e institucionale, e premtimesh të dhëna nga Qeveria, ky stadium mbetet veç një gërmadhë masive si “fëmiu jetim” i futbollit në Kosovë./Mitropol/

Premium Store