“Njeri i urtë e punëtor..”, postimi prekës i fqinjit të pronarit që u vra në lokalin e tij në Mitrovicë

Një grabitje e armatosur në Mitrovicë, mbrëmë përfundoi me vrasje. Ali Maloku u vra në marketin e tij “Selaci”, në rrugën “Mbretëresha Teutë”. Kjo ngjarje ka prekur shumë mitrovicas. Pas vdekjes së Malokut, një fqinj i tij ka shkruar disa fjalë prekëse.
Ai ka thënë se Aliun Mitrovica e njihte si njeri të urtë, modest e human, duke shtuar se ky qytet ka humbur një punëtor.
“Ke qenë shembulli më i mirë sa edhe për një fëmijë je ngritë në këmbë, sa shumë kemi diskutu edhe për çështje sociale, për rininë, për qytetin, për brengat e qytetarëve sepse ti ishe në kontakt me qytetarët e Mitrovicës në çdo kohë, kishe përjetime të ndryshme, përvoja të ndryshme dhe si çdo herë ishe për ndihma të ndryshme dhe sipas nevojës dhe arsyes kishe ndihmuar shumë qytetarë me aq kapacitet që ju e posedoni.
Bacin Ali të gjithë lagjia që të kemi njoftë ishte njeri i urtë, modest dhe human, ka qenë shembulli më i mirë për gjithë lagjen e qytetin e Mitrovicës. Sot Mitrovica ka humb një njeri të sinqertë, punëtor dhe human!”, ka shkruar ky qytetar i Mitrovicës./Mitropol/








