Njoftimi nga shkolla “Abdullah Shabani”: Nëse keni grip mos hajdeni në shkollë, mungesat ju arsyetohen

Shkolla fillore “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë ka dalë me një njoftim në lidhje me mungesat e nxënësve në orët mësimore, shkruan Mitropol.
Drejtoria e shkollës ka kërkuar nga nxënësit se nëse kanë simptoma të gripit sezonal të mos shkojnë në shkollë, mungesat do të arsyetohen.
Ky njoftim ka ardh si rrjedhojë që të mos shpërndahet gripi tek nxënësit e tjerë.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM!
Të nderuar prindër, ditëve të fundit janë rritur shumë rastet e nxënësve me grip sezonal, andaj, nëse nxënësit shfaqin simptoma të gripit le të kontrollohen tek mjeku dhe për shkaqe sigurie që gripi mos të përhapet mungesa në shkollë rekomandohet dhe do të jetë e arsyshme!
Nxënës të dashur, maskat vazhdojnë të jenë obligative gjatë gjithë kohës sa qëndroni në shkollë!







