“Njohje de jure”, Spahiu për marrëveshjen: Çka kish ndryshu nëse vjen njohja formale nga Serbia?

Nexhmedin Spahiu, profesor dhe analist, është i ftuar në emisionin “Konfront” të KTV-së.
Aty ka theksuar se nëpërmjet marrëveshjes evropiane, Kosovës i njihet simbolet kombëtare. Sipas tij, nëse ratifikohet marrëveshja, atëherë Serbia e zhvlerëson pjesën e Kushtetutës së saj që lidhet me Kosovën.
“De facto dhe de jure, sepse njohja nuk bëhet vetëm përmes notës qeveritare, mund të jetë edhe heshtur. Në momentin, shikoni, po thuhet ta largojë Serbia nga Kushtetuta e saj Kosovën, në momentin që ky plan ratifikohet në Parlamentin e Serbisë, automatikisht e zhvlerëson Kushtetutën e saj në lidhje me Kosovën, sepse marrëveshjet ndërkombëtare prevalojnë mbi Kushtetutën” – tha ai.
Madje, ai ka insistuar që Kosova është njohur nga Serbia.
“Ne po nisemi, nëse kjo miratohet, atëherë çfarë rëndësie, nëse çelen misionet e përfaqësisë e përhershme diplomatike në Beograd, nëse njihet flamuri kombëtar i Kosovës në Beograd, çka kish me ndryshu një njohje formale nga Serbia? Asnjë gjë.” – vlerësoi ai.
“Nëse nuk heqet kjo kombëtare, është njohje” – vlerësoi ai.








