Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Nuk lejohet pa maskë brenda, qytetari thyen xhamin e autobusit

Një qytetar nga Prishtina ka thyer xhamin e autobusit pasi i njejti nuk është lejuar të qëndrojë brenda pa maskë, shkruan Mitropol.

Weelnes

Rasti ka ndodhur sot kur autobusi i linjës 4 po barte udhëtarët tek destinacioni i tyre.

Rastin e ka njoftuar faqja e Trafikut Urban në facebook.

Postimi i plotë:

Reagim ndaj sulmit të autobusit!

Me datë 22.08.2021, autobusi i “Trafikut Urban” i Linjës 4 i cili ka qenë me qytetarë duke qarkulluar në destinacionin nga parku i Gërmisë në drejtim të qytetit është sulmuar nga një qytetar i pa ndërgjegjshëm i cili pasi që nuk është lejuar të qëndroj në autobus pa maskë i revoltuar ka dalur nga autobusi duke e goditur autobusin dhe si pasojë ka ardhur deri tek thyerja e xhamit, shqetësimi i qytetarëve si dhe stafit të autobusit.
Të shqetësuar rreth këtij rasti, dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji që janë duke u rritur gjatë kësaj kohe pandemie.
Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.
Në autobusët e TU do të vazhdohet të respektohen masat kundër Covid-19 dhe apelojmë te të gjithë qytetarët të bartin maskat dhe të mbajnë distancë gjatë udhëtimit në linjat e TU.

Dukato 1