Pellini
LAJMESHQIPËRI

Nuk mund të dilnin në breg nga dallgët e forta, shpëtohen 16 persona në Himarë

Në një operacion shpëtimi të zhvilluar ditën e sotme, 16 persona kanë kërkuar ndihmë tek Policia Kufitare e Himarës, pasi nuk kanë mundur të rikthehen në breg për shkak të dallgëve të forta, shkruan Mitropol.

Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar dhe shpëtuar personat e bllokuar, të cilët ishin në rrezik.
Të gjithë të shpëtuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Weelnes

Policia ka bërë apel për kujdes të shtuar gjatë lundrimit, sidomos gjatë ditëve me erë dhe dallgë të forta.

Premium Store