Pellini
02LAJME

Nuk ndalen detonimet, sërish shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve

Pak minuta më parë një detonim i radhës u dëgjua tek Lagjja e Boshnjakëve.

Banorët thanë për “Mitropol” se detonimi u dëgjua gjithandej lagjes, me theks të veçantë pranë fakultetit IBCM dhe se dyshojnë që edhe kjo të ketë qenë shok-bombë, ashtu siç ka ndodhur rëndom ditëve të fundit.

Premium Store

Ka kaluar më shumë se dhjetë ditë prej kur serbët kanë filluar të hedhin shok-bomba në pjesë të ndryshme të veriut të vendit.

Nëpër vendnanimet me shumicë shqiptare ka të stacionuara forca policore dhe situata mbetet nën kontrollë, shkruan “Mitropol”.

Veç veriut edhe banorët e jugut thonë se e dëgjuan këtë detonim që ndodhi atje./Mitropol/

Pellini