Active 2
02LAJME

Numër i shtuar serbësh qëndrojnë grumbull tek barikada në Zupç

Një grup i shtuar serbësh janë grumbulluar në barrikadën e vendosur në fshatin Zupç, pranë fshatit Çabër, të banuar me shqiptarë.

Grupi i serbëve erdhi me vetura dhe u larguan në drejtim më të thellë të veriut gjersa gazetari i “Mitropol” po qëndronte në vendngjarje.

Dukato 1

Veç grupit prej dhjetëra serbësh aty u panë edhe ushtarë të KFOR-it letonez. Ata u stacionuan pranë barrikadës me dy vetura.

“Mitropol” bisedoi edhe me banorët shqiptarë të Çabrës për t’i pyetur se si po ndjehen në lidhje me gjendjen e sigurisë.

Banorët i thanë “Mitropol” se po ndjehen të shqetësuar por se nuk e kanë ndërmend të frikësohen a ta braktisin fshatin.

Kujtojmë se veç në Zupç, një kamion po qëndron i vendosur edhe në Jegenicë, menjëherë në anëj tjetër të Çabrës./Mitropol/

Dukato 1