Nxënësi i gjimnazit “Frang Bardhi”, Rigon Baruti shpallet kampion në turnirin e karatesë që u mbajt në Vlorë

Rigon Baruti, nxënësi i gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë arriti të shpallet kampion për kategorinë e tij në karete në turnirin e mbajtur në Vlorë, shkruan Mitropol.
Baruti, mori pjesë në kampionatin mbarëkombëtar “Kupa e Pavarësisë”, që u mbajt në Vlorë dhe arriti të shënonte fitore të rëndësishme, me ç’rast u shpall edhe kampion.
Baruti për këtë sukses ka marrë edhe mirënjohje dhe falënderim edhe nga drejtoresha e gjimnazit “Frang Bardhi”, Zybejde Gogolli-Latifi.
Njoftimi nga gjimnazi:
Nxënësit tanë vazhdojnë me suksese në fusha të ndryshme. Si gjithnjë, nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” dallohen me suksese edhe në sport.
Së fundi ishte Rigon Baruti që shfaqi vlera në një garë serioze të karatesë. Rigoni fitoi titullin e kampionit në kategorinë e tij dhe u shpall më i miri në Kampionatin Mbarëkombëtar – Kupa Pavarësia, që u mbajtë në Vlorë. Rigoni ka shumë tituj të kampionit të Kosovës, e po ashtu suksese në gara të nivelit mesdhetar e ballkanik.
Për suksesin e fundit, Rigonin e ka uruar drejtoresha Zybejde Gogolli-Latifi.
Inkurajojmë të gjithë nxënësit që sa më shumë të merren me aktivitete sportive.
Pos për zhvillimin e drejtë fizik, sporti ndihmon edhe në krijimin e tipareve fisnike që kanë rëndësi për secilin dhe për shoqërinë në përgjithësi.








