Premium Store
02LAJME

Nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” shpërndajnë dhurata për fëmijët e sëmurë 

Nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë gjatë ditës së sotme kanë shpërndarë dhurata për fëmijët e sëmurë, shkruan Mitropol.
Këto dhurata u shpërndanë për nder të festave të fundvitit, ndërsa destinacioni i tyre ishin: Klinika e Pediatrisë në Mitrovicë, shkolla Down Syndrome Kosova, dhe tek nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Tereza”.
Lajmin për këtë aktivitet, shkolla e ka bërë përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Kur flasim për festat e fundvitit na shkon mendja për ngrohtësinë shpirtërore, bashkimin familjar e shoqëror, atmosferën e këndshme në çdo cep.
Me iniciativën e profesoreshës sonë të dashur, Qëndresa Bunçinca, dhe vullnetin e mirë të nxënësve tanë, shumë dhurata të realizuara nga vetë nxënësit u shpërndanë për fëmijët e trajtuar në Repartin e Pediatrisë, për fëmijët tek shkolla Down Syndrome Kosova në komunën tonë dhe për fëmijët tek Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë”.
Buzëqeshjet në fytyrat e fëmijëve gjatë këtij organizimi dhe dashuria që dhuronin, ishin dhurata më e bukur për ne.
Gjithashtu, dje, më 29.12.2021, secila klasë ka pasur mundësi që orën e tretë, pushimin e gjatë dhe orën e katërt të festojnë sipas dëshirës me ushqime, pije, këngë e valle, duke krijuar kështu kujtime të bukura për gjithë jetën.
Gëzuar Festat e Fundvitit! Shëndet e suksese për të gjithë!
Weelnes