Nxënësit e shkollës “Abdullah Shabani”, në Mitrovicë shkojnë në trajnim për skijim në Brezovicë

Nxënësit e shkollës “Abdullah Shabani” të komunës së Mitrovicës këtë fundjavë e kanë pritur ndryshe, shkruan Mitropol.
Ata kanë shkuar në Brezovicë, ku edhe kanë mbajtur kur për mënyrën se si të ngasin skiat.
Këto kurse për nxënësit e shkollës mitrovicase janë financuar dhe përkrahur nga Klubi Alpin “Prishtina” dhe organizata “IOM”.
Duhet theksuar se këto kurse janë kryer në kuadër të projektit: “Ndërtimi i mirëbesimit dhe ndërveprimit, nëpërmes aktiviteteve edukuese me të rinj”. /Mitropol/







