Premium Store
LAJME

OEK letër krerëve shtetërorë e ZRrE-së: Akt patriotik, pezullimi i vendimit

 

Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna i është drejtuar me një kërkesë publike presidentes së shtetit, Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e Ymer Fejzullahut, që është kryesues i Bordit të ZRrE-së që të pezullojnë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për daljen e bizneseve në treg të hapur energjetik, shkruan Mitropol.

Medi

Rafuna e ka quajtur si thirrje të fundit për të ndaluar siç ka thënë ai “një veprim arbitrar që po e dëmton rëndë ekonominë e Kosovës, daljen e detyruar të bizneseve prodhuese në tregun e lirë të energjisë”.

Sipas kreut të Odës Ekonomike, procesi ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomike, duke rrezikuar mbylljen e fabrikave, humbjen e mijëra vendeve të punës dhe shkatërrimin e prodhuesit vendor, që thotë se është shtylla kryesore e zhvillimit të vendit.

Në këtë letër, tutje Rafuna ka thënë se po krijohet një konkurrencë e padrejtë në treg.

Sipas Rafunës që drejton Odën Ekonomike të Kosovës, zbatimi i vendimit në kundërshtim me aktvendimet gjyqësore përbën shkelje të ligjit dhe të parimeve kushtetuese.

“Çdo vonesë e mëtejshme do të ketë pasoja të pariparueshme për ekonominë dhe zhvillimin e vendit. O sot, o kurrë! Ky është momenti që të tregoni përgjegjësi para qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës, the interesin publik. duke mbrojtur prodhuesin vendor dhe interesin publik”, ka shkruar tutje Rafuna në letrën për Osmanin, Kurtin e Fejzullahun .

Koha