Aurora Group
KOSOVËLAJME

Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA, shpërblehet me çmim të lartë

 

Toger Fitim Kahrimani nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar me sukses Kursin Bazë për Oficerë të Artilerisë Fushore, të zhvilluar në Qendrën e Ekselencës për Zjarrin (Fires Center of Excellence) në Fort Sill, Oklahoma, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Mitropol.

Premium Store

Ky trajnim prestigjioz ka për qëllim përgatitjen e oficerëve për veprim në fushëbetejë, duke i aftësuar ata të marrin vendime të rëndësishme dhe të operojnë në kushte lufte.

Për sukseset e tij të veçanta gjatë kursit, Toger Kahrimani është nderuar me çmimin “Distinguished Honor Graduate”, një mirënjohje që u jepet studentëve me arritje të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale.

Ky sukses i radhës i Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmon përgatitjen e lartë dhe profesionalizmin e oficerëve të saj.

Weelnes