Osmani i kundërpërgjigjet Grenell: Deklaratat e Trump ishin shumë konkrete – nuk shtova asgjë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili e akuzoi për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan Mitropol.
Presidentja Osmani tha se deklaratat e Trump, i cili disa herë gjatë javëve të fundit ka thënë se e ka ndalur një konflikt të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, janë shumë të qarta dhe se ajo s’ka interpretuar asgjë e as nuk ka shtuar. Ajo tha se deklarata e saj ishte vlerësim pozitiv për Trump.
“Ne e vlerësojmë rolin e Trump si paqebërës, si njëri që punon ditë e natë për paqe në botë. Tërë deklarata ime ka qenë në drejtim të vlerësimit pozitiv që e kemi për Presidentin Trump dhe udhëheqjen e tij”, është shprehur tutje Osmani.
Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit.
Ai ka thënë se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.








