Osmani mbështet ndërtimin e urave të reja në Ibër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbështetur hapjen e re të urës mbi lumin Ibër dhe ndërtimin në sipër të një ure tjetër, shkruan Mitropol.
Ajo ka thënë se urat kanë rol pozitiv në integrimin dhe bashkimin e qytetarëve.
Osmani kështu është shprehur në një takim që ka zhvilluar me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin René Troccaz.
Ajo rikujtoi më tej se mbyllja e urës kryesore në Mitrovicë në vitin 1999 nuk ishte bërë për çështje sigurie por për shkak të vendimeve jashtëzakonisht të dëmshme politike dhe se është për keqardhje që edhe 26 vite pas mbylljes e tashmë 10 vite pas marrëveshjes së Brukselit për hapjen e urës, ende ajo mbetet e mbyllur.
Në përfundim, Presidentja riafirmoi gatishmërinë e Kosovës për të qenë një partner i besueshëm në forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.







