Medi
LAJME

Osmani për moskonstituimin e Kuvendit: Do t’i drejtohem përsëri Kushtetueses me një pyetje të veçantë

  1. Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se do t’i drejtohet prapë Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarime lidhur me ngërçin politik që po përjeton vendi, shkruan Mitropol.

    Gjatë një diskutimi në Hudson Institute, ku po qëndron në Shtetet e Bashkuara, Osmani theksoi se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ofruar mjaftueshëm sqarime mbi pasojat ligjore në rast se Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri më 26 korrik.

    “Kjo do të thotë që do të më duhet të drejtohem sërish në Gjykatën Kushtetuese dhe t’i bëj atyre këtë pyetje të veçantë” është shprehur tutje Osmani.

    Presidentja ka shprehur optimizëm për tejkalimin e ngërçit politik, duke theksuar se është e nevojshme për Kosovën një qeveri dhe Kuvend i konstituuar.
Dukato 1