Dukato 2
LAJME

Osmani takon Avokatin e Popullit- diskutojnë sfidat në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, me të cilin ka diskutuar për situatën aktuale të të drejtave të njeriut në vend dhe sfidat që po prekin qytetarët.

Në këtë takim, Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për garantimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, e ka informuar presidenten Osmani lidhur me çështjet më të shpeshta që adresohen nga qytetarët në institucionin që ai drejton.

Të dy palët,u pajtuan për domosdoshmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut në Kosovë.

Weelnes