Aurora Group
KOSOVËLAJME

Osmani takon zyrtarin e lartë amerikan: E përkushtuar ta mbroj dhe forcoj miqësinë me SHBA-në

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në New York me Brendan Hanrahan, Zyrtar i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Premium Store

Ky takim vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë.

Gjatë takimit, Osmani ka theksuar rëndësinë jetike të aleancës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si themel të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës drejt integrimit euroatlantik.

“ Ritheksova rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik. Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok,” ka deklaruar presidentja Osmani.

Premium Store