Active 2
LAJME

OVL- UÇK me reagim ndaj Speciales: Gjykata të mos mbyllë sytë para të vërtetës

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj partive opozitare, pasi sipas saj ato po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e punës së Kuvendit, shkruan Mitropol.

 

Aurora Group

Ajo ka paralajmëruar se nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të shqyrtohet seriozisht mundësia për të marrë masa ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në votim.

 

“Nuk mund të vazhdojmë kështu. Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që po e bllokojnë. S’ka asnjë arsye ligjore apo morale që e justifikon këtë sjellje,” është shprehur ajo në facebook.

 

Postimi i plotë:

 

PDK, LDK dhe AAK po bllokojnë konstituimin e Kuvendit, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren. Ata po akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje, por është vetë kjo palë që po e bllokon.

 

Nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në fund të muajit, duhet të merren mandatet nga ata që refuzojnë të votojnë. Nuk mund të vazhdojmë kështu!

 

Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL-UÇK) ka reaguar përmes një postimi publik pas lajmeve se më 17 korrik do të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga ish‑krerët e UÇK‑së në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Mitropol.

 

Në reagim theksohet se marrja e këtij vendimi është një moment kyç për të testuar standardet e drejtësisë dhe për t’i bërë thirrje trupit gjykues që “në këtë vendim të mos i mbyllë sytë para të vërtetës”.

 

“16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm” thuhet tutje në postim.

 

Postimi i plotë:

 

Deklaratë nga OVL, SHIL, SHFD, Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqëria “Lëvizja”

 

Me 16 korrik pritet të merret vendimi për mocionin e dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ky moment është një test për drejtësinë dhe për të vërtetën.

 

Lufta jonë çlirimtare ka qenë e drejtë, e pastër dhe e ndërtuar mbi themele të lirisë e dinjitetit kombëtar.

Çdo përpjekje për ta njollosur atë është padrejtësi ndaj popullit dhe ndaj historisë sonë.

 

I bëjmë thirrje trupit gjykues që në këtë vendim të rëndësishëm të mos i mbyllë sytë para së vërtetës të luftës sonë çlirimtare. Ky është një moment vendimtar që kërkon respektim të parimeve të drejtësisë me ndershmëri.

Populli shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare presin një vendim që respekton sakrificën për liri, dhe jo një vendim që i shërben padrejtësisë.

 

Ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve tanë dhe do të qëndrojmë gjithmonë përkrah tyre.

 

16 korriku do të jetë dita kur do të shihet se a është e politizuar kjo gjykatë apo ende ka në të jurist profesional dhe të paanshëm.

Dukato 1