Premium Store
LAJME

OVL UÇK pas publikimit të artikullit të Bashës: E pafalshme që Kuvendi i Kosovës të udhëhiqet nga një njeri që ka fyer UÇK-në


Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, shkruan Mitropol.

Në reagimin e tyre, OVL UÇK shpreh “indinjatën e thellë” duke e cilësuar të papranueshme që Kuvendi të udhëhiqet nga një person që sipas tyre ka denigruar dhe fyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e lidhur atë me krimin.

“Është e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së theksoi se do të mbetet gjithmonë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së dhe nuk do të lejojë që historia të tjetërsohet apo të përlyhet nga individë të tillë.

Koha