Medi
LAJME

OVL-UÇK për praninë e Igor Popoviq në Kosovë: Tentativë për provokim dhe propagandë antikombëtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër pas pranisë në Kosovë të Igor Popoviq, i cili është ndihmësdrejtor i të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë’’ në Serbi, të njohur për qëndrimet e tij ofenduese ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare të Kosovës, shkruan Mitropol.

 

Weelnes

Në reagimin e tyre, veteranët e UÇK-së e kanë cilësuar këtë si “mentalitet të vartësve të Millosheviqit”, duke theksuar se presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si ish-ministër i regjimit të atëhershëm, vazhdon të përfaqësojë të njëjtën qasje politike.

 

“Çdo tentativë për të provokuar, për të njollosur UÇK-në dhe për të përdorur territorin e Kosovës për propagandë antikombëtare është e papranueshme dhe duhet ndalur me vendosmëri,” thuhet në deklaratë.

Weelnes