Premium Store
LAJME

OVL-UÇK për protestën e nesërme: Janë bërë të gjitha përgatitjet, po synohet të rishkruhet historia


OVL-UÇK përmes një konference për media ka prezantuar detajet dhe informacionet për protestën që do të mbahet gjatë ditës së nesërme, shkruan Mitropol.

Në këtë konferencë, Gazmend Syla tha se për këtë protestë janë paralajmëruar të gjitha institucionet për mbarëvajtjen sa më korrekte të saj.

Ai gjithashtu ftoi sërish qytetarët për pjesëmarrje masive në këtë protestë.

“Tash ne kemi filluar me këtë protestë dhe ne do të vlerësojmë dhe do të vendosim se a do kemi edhe protesta tjera, por sigurisht që do të kemi, do jemi në mbështetje të bashkëluftëtarëve tonë deri në ditën e gjykimit, por edhe pastaj”, shtoi Syla.

Kujtojmë që së fundmi, Specialja ka pranuar si dëshmi edhe dëshmi nga institucionet serbe, derisa Syla ka shprehur shqetësim të thellë për këtë fakt duke ftuar edhe reagim ndërkombëtar.

Dukato 1